Në TikTok janë shfaqur hartat e Serbisë me një plan për zgjerimin e saj radikal deri në vitin 2030

  • 15 January 2024 - 12:22
Në TikTok janë shfaqur hartat e Serbisë me një plan për zgjerimin e saj radikal deri në vitin 2030

Disa serbë kanë filluar të publikojnë harta në TikTok me territoret e Serbisë së Madhe, të cilat, sipas tyre, do të formohen në vitin 2030, transmeton "Kosova Sot Online".

Dy tentativa të dështuara në shekullin e kaluar, sipas të gjithave, nuk ndikuan negativisht në optimizmin e gjeneratës së re të serbëve të mëdhenj, të cilët i regjistrojnë ëndrrat e tyre politike në rrjetet sociale, shkruan Slobodna Dalmacija.

Lajmi është se përveç viktimave të zakonshme të pretendimeve territoriale të Serbisë së Madhe (Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova), sipas planit të fundit, të propozuar në TikTok, përfshihen edhe pjesë të Rumanisë dhe Bullgarisë, Shqipërisë dhe Hungarisë. Të gjitha këto sipas hartës e bëjnë  Serbinë e madhe.

Autori i videos së TikTok, në një përpjekje të dështuar për humor, krahasoi Kroacinë imagjinare me Gazën palestineze dhe Bregun Perëndimor.

Gjegjësisht, sipas fjalëve të tij, pas krijimit të Serbisë së Madhe, nga Kroacia do të mbeteshin dy enklava: Sllavonia Perëndimore dhe pjesa në perëndim të linjës Karlobag-Karllovac-Virovitica.

“Meqenëse gjenerata që dinte të përdorte tanke dhe topa nuk arriti të krijonte Serbinë e Madhe, është e sigurt që punën do ta bëjë më mirë një gjeneratë e aftë në rrjetet sociale”, shkruan Slobodna Dalmacija.

Image

(Kosova Sot Online )