Rama kujton masakrën e Reçakut: Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës

  • E.k /
  • 15 January 2024 - 15:07
Rama kujton masakrën e Reçakut: Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar Masakrën e Reçakut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama e ka quajtur “krim shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës”, masakrën e para 25 vjetësh.

“25 vite nga Masakra e Reçakut . Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet “, shkroi Rama

(Kosova Sot Online)