Kryediplomati i Shqipërisë sot viziton Kosovën
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani sot do të vazhdojë takimet në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kryediplomati shqiptar do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.
Sipas agjendës Hasani do të ketë takim edhe presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.
(Kosova Sot Online)