Hasani: Shqipëria do të vazhdojë të jetë interlokutori më i mirë mes Kosovës dhe BE-së

  • E.k /
  • 16 January 2024 - 11:11
Hasani: Shqipëria do të vazhdojë të jetë interlokutori më i mirë mes Kosovës dhe BE-së

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, tha se Shqipëria do të vazhdojë të jetë interlokutori më i mirë mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se përveçse do të angazhohen për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, do t’ia përcjellin edhe shqetësimet e hapat që ata mendojnë se Kosova duhet të ndërmarrë.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë interlokutori më i mirë mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, duke ditur fort mirë rolin që kemi dhe pozicionin që kemi. Do të vazhdojmë të jemi jo vetëm me vëmendje maksimale për atë që duhet bërë për avancimin e agjendës së Kosovë në integrimin në BE, por edhe për t’i përcjellë vëllezërve dhe motrave tona në Prishtinë kush janë problemet, shqetësimet dhe hapat që ne modestisht mendojmë se duhet ndërmerren bazuar në eksperiencat tona. Dhe ky takim sot është pjesë e kësaj gjëje që ne gjithë këtë marrëdhënie që kemi, të vazhdojmë ta kemi të institucionalizuar, të raportuar dhe të dakordësuar në çdo hap që ne do të marrim në të ardhmen”.

(Kosova Sot Online)