Të hënën mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 16:18
Të hënën mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes të Komisionit Europian do të mbahet në Shkup të hënën e javës së ardhshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në këtë takim, ka njoftuar zyra e tij përmes një komunikate për media.

Liderët e Ballkanit Perëndimor për herë të fundit ishin mbledhur në dhjetor për samitin me Bashkimin Europian.

Në deklaratën e miratuar në fund të këtij samiti ishte bërë thirrje që të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.


(Kosova Sot Online)