Ministri i Mbrojtjes: Me antitanket 'Javelini' kemi kalkuluar në nevojën që ka Kosova për t’u mbrojtur

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 21:50
Ministri i Mbrojtjes:  Me antitanket 'Javelini'  kemi kalkuluar në nevojën që ka Kosova për t’u mbrojtur

MinistrI i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se antitanket “Javelini” nuk i kanë blerë duke kalkuluar në tanket që ka Serbia, por me nevojën që ka Kosova për t’u mbrojtur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Po ashtu, ai ka thënë se këto paisje do të shërbejnë edhe në rast se aleatët e Kosovës kanë nevojë për mbështetje në rast të ndonjë operacioni.

”Nuk kemi kalkuluar në tanket e Serbisë, kemi kalkuluar në nevojën e forcës sonë, me nevojën për mbrojtjen e territorit dhe kemi kalkuluar me nevojën që ka dalë nga planet e ndryshme që i bëjmë. Por edhe me nevojën që këto pajisje dhe sistem të armatimit mund të përdorën edhe në situatë në rast që aleatet kanë ndonjë operacion”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)