I mituri në Malishevë vetëplagoset në këmbë

  • E.k /
  • 17 January 2024 - 08:54
I mituri në Malishevë vetëplagoset në këmbë

Policia e Kosovës njofton se një i mitur në Malishevë është vetëplagosur në këmbë aksidentalisht me armë zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka pranuar informatë se i mituri ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

Njoftimi i plotë:

Në një rast përdorimi të armës apo mjetit të rrezikshëmështë konfiskuar njëarmë

Malishevë,16 janar 2024

Me datën 15.01.2024 rreth orës 22:30 është pranuar informatë se i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur ishte duke marr trajtim mjekësor në QKUK,pasi ishte plagosur me armë zjarri. Fillimisht rasti ishte raportuar të ketë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë, mirëpo pas veprimeve fillestare hetimore, të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur që të sigurohendëshmi të cilat kanë rezultuar me gjetjen e saktë të vendit të ngjarjes, i cili ishte në komunën e Malishevë, e jo ashtu siç ishte raportuar.

Menjëherë, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë,kafilluar me veprime hetimoredrejt ndriçimit të rrethanave të rastit të raportuar, dhe me ditën 16.01.2023 pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë),e cila dyshohet të jetë përdorur në rast,dhe një gëzhojë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimeve të zhvilluara, dyshohet se i dyshuari përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë.

Me vendim të prokurorit tështetit është iniciuar rast për hetim “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

(Kosova Sot Online)