![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Avokati serb nesër vendos lule në varret e familjes Jashari: Pastaj do shkoj në Beograd të dorëzohem tek autoritetet
![Avokati serb nesër vendos lule në varret e familjes Jashari: Pastaj do shkoj në Beograd të dorëzohem tek autoritetet](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/17/auto_cedomir-stojkovic-1-600x3601705479530.jpg)
Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka njoftuar se nesër në ora 15:00 do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Kosovë, ashtu siç bëri Nikolla Sanduloviq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Veprimi i avokatit vjen pasi Sanduloviq u rrah dhe u arrestua për këtë veprim.
“…dhe pastaj do të vij në Beograd të dorëzohem tek autoritetet! Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihisist, antievropian, anti-civilizimi dhe vandal, sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptare dënohen me rrahje dhe me burg! Nëse më arrestojnë, të premtoj: Do ta bëj përsëri!”, ka shkruar Stojkoviq.
📢U četvrtak, 18. januara, u 15.00 časova, položiću cveće na grob Blerime Jašari, sedmogodišnje ubijene devojčice na Kosovu, isto onako kako je to učinio Nikola Sandulović @Sandulovic_N koji je zbog toga prebijen i uhaopšen, a potom ću doći u Beograd da se predam vlastima!… https://t.co/MJJgEvbKjT pic.twitter.com/eFBoK4NIjq
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 16, 2024
(Kosova Sot Online)