![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë
![Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/17/auto_K-3-600x3601705482357.png)
Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar se një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcojnë misionin KFOR në Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit thuhet se bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.
“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
(Kosova Sot Online)