Ky shtet po përballet me mot të paprecedentë
Temperatura të ulta dhe reshje të paprecedente dëbore kanë përfshirë prej kohësh vende skandinave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një nga këto vende është dhe Norvegjia e cila po përballet me mot të paprecedentë teksa reshjet e dëboreës kanë shkaktuar probleme që kanë quar dhe në mbylljen e aeroportin të Oslos.
Në të njejtën kohë shumë linja hekurudhore dhe linja të tjera të transportit janë mbyllur.
Për mbylljen e aeroportit kompania menaxhuese Avinor theksoi: “Kjo është jashtëzakonisht e rrallë... ka aq shumë borë sa pilotët nuk mund të shohin dritat në tokë, kështu që ne kemi ndaluar të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse. Siguria e para."
Shërbimet e trenave në pjesë të Norvegjisë lindore gjithashtu u ndërprenë për shkak të kushteve të motit, tha operatori Bane Nor në një deklaratë. Autoriteti komunal në Oslo po shpreh shqetësimin për të moshuarit, me bashkinë e cila po përgatit një plan emergjence në mënyrë që të aktivizohen alarmet e sigurisë.
Pavarësisht se ekipet për heqjen e borës janë gati, qasja në shtëpi është e vështirë.
Ndërkohë, Instituti Meteorologjik Norvegjez ka lëshuar një paralajmërim për borë dhe erë për pjesë të Norvegjisë jugore dhe lindore. “Ne ende presim shumë më shumë borë në Norvegjinë lindore”, tha një meteorolog, duke shtuar se reshjet më të këqija të borës ranë të mërkurën në mëngjes nga Oslo dhe më në jug.
(Kosova Sot Online)