Haxhiu paralajmëron përçarje të re brenda VV-së: Një pjesë e deputetëve presin me dalë me subjekt politik
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se tetë deputetët të partisë në pushtet, Vetëvendosje pritet të largohen dhe ta formojnë një subjekt të ri politik, përcjell “Kosova Sot Online”.
Haxhiu shtoi kjo do të jetë një prej arsyeve kryesore që vendi detyrimisht do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, pasi siç tha ai, partisë së kryeministrit Kurti, do t’i bie pushteti.
“Unë besoj që VV-ja s’do të arrijë ta kalojë as 30% në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të dështimeve. Sepse unë besoj që do të ketë edhe lëvizje e largime tjera nga VV-ja. Ne kemi parë disa largime nga VV-ja, të cilët e kanë fituar mandatin e deputetit por të pakënaqur me vetë VV-në, tash të gatshëm janë edhe një grup tjetër. Kemi informacione, jemi në kontakt me ta, që një pjesë e deputetëve që presin me dalë me subjekt politik. Mbi 8 deputetë do të jenë, dhe me këtë VV-ja do ta humbë edhe shumicën, dhe detyrimisht vendi do të shkojë në zgjedhje.”, deklaroi Haxhiu
(Kosova Sot Online)