Murati: Fillon subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme

  • E.k /
  • 18 January 2024 - 10:37
Murati: Fillon subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se 40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.

Murati ka thënë se subvencionimi bëhet në kuadër të pilotimit të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cënueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Tutje, Murati ka thënë se do të ketë edhe një grup të dytë të aplikimeve që do të shqyrtohen.

(Kosova Sot Online)