Avokati serb niset sot drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojë, sikurse Nikolla Sanduloviqin

  • E.k /
  • 19 January 2024 - 08:20
Avokati serb niset sot drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojë, sikurse Nikolla Sanduloviqin

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka njoftuar se mbrëmë ka qëndruar në Kosovë, ku ka treguar se sot do të niset drejt Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se po e bën këtë njoftim në mënyrë që Serbia të ketë mundësi ta arrestojë.

“Nga sot në orën 09:00 do të jem në Serbi. Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin. Në fushën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësi të më arrestojë mua, sikurse Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari. Nëse humbasin, ata e kanë mundësinë e tyre të radhës në Beograd”, ka shkruar ai në X.

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, dje ka bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

(Kosova Sot Online)