![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kjo është vajza e re nga ky vend i Kosovës e cila raportohet e zhdukur
![Kjo është vajza e re nga ky vend i Kosovës e cila raportohet e zhdukur](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/09/auto_Zhduket-nje-vajze-e-mitur-600x3601704787903.jpg)
Jana Gjugjaj, 14 vjeçare nga Prizreni është raportuar e humbur. Familja thotë se që nga e marta kanë humbur kontaktet me vajzën e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Familja Gjugjaj kanë thënë se që nga pasditja e 16 janarit, nuk dinë gjë për vendndodhjen e vajzës së tyre.
Ata kanë pohuar se rastin e kanë raportuar edhe në organet e rendit, ditën e njëjtë që e mitura u largua pa gjurmë.
Tutje, familja e Janës kanë dhënë detaje edhe për veshjen që kishte vajza atë ditë, si dhe kanë dhënë leje që të publikohet fotografia me portretin e saj.
“Vajza diten qe eshte zhduke ka pas veshë duks ngjyre portokallt, fermerk moms jeans e hapur, patika NIKE bardh e zi”, thanë familjarët teksa bëjnë thirrje që kushdo që mund të ketë informacione, të lajmërojnë Policinë.
(Kosova Sot Online)