Gruaja e rrah burrin e saj në Pejë
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në Pejë, përcjell ‘Kosova Sot Online”.
Një femër është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Policia ka njoftuar se viktima ka marrur tretman mjekësor.
“Pejë 19.01.2024 - 09:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”. Thuhet në raportin policor.
(Kosova Sot Online)