Avokati serb: Reçaku është një krim i pastër lufte
“Raçaku është një krim i pastër lufte. Është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë në terrenin stërvitor, dhe ata njerëz që u vranë, për mendimin tim, janë viktima të një krimi lufte”, tha avokati i njohur serb, Sead Spahoviq.
Në fillim të kësaj jave në Kosovë u shënua 25-vjetori i masakrës së Reçakut, interpretimi për të cilën është diametralisht i kundërt për publikun serb dhe atë shqiptar dhe ndërkombëtar.
Avokati serb Sead Spahoviq duke folur për Dnevnik TV Nova iu referua dokumenteve të Tribunalit të Hagës, duke theksuar se ishte e vetmja gjykatë që gjykoi mbi Raçakun.
“Edhe gjykata vërtetoi këtë gjë: Se më 15 mëngjes në orën 6, ushtria jugosllave, dhe jo policia, bombardoi atë fshat, Reçakun. Se bombardimi zgjati dy orë dhe se u përdorën tanke – gjuajtje me top nga tanket dhe të ashtuquajturat pragje, këto janë armë kundërajrore. Ajo që sapo thashë – askush në Serbi, në asnjë televizion apo në asnjë gazetë, nuk e ka thënë kurrë këtë. Dhe këtë e ka përcaktuar gjykata e Hagës, e vetmja gjykatë që e ka gjykuar dhe është e shkruar në vendimin e gjykatës”, tha Spahoviq.
Ai tha se “asnjë i pafajshëm nuk është dënuar ndonjëherë në Tribunalin e Hagës”.
(Kosova Sot Online)