Vjedhje e rëndë në Lipjan, në një shtëpi vidhet pushkë, municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7 mijë euro
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan, transmeton “Kosova Sot Online”.
Në një shtëpi është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë ku kishte municion e ari në vlerë prej 7 mijë eurosh.
Policia ka njoftuar se rasti po hetohet.
“VJEDHJE E RËNDË- Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€. Rasti ne procedure hetimore.”
(Kosova Sot Online)