
Ja kush i kërkon ministres Nagavci të shfuqizojë udhëzimin që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

Autoriteteve të Arsimit, në veçanti ministres Arbërie Nagavci,imami i njohur i Xhamisë të lagjes së Spitalit, Labinot Maliqi, u ka bërë thirrje të rishikojnë qëndrimin mbi udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e shamisë në institucionet shkollore publike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai etiketon këtë ndalesë si bullizuese dhe jo në linjë me parimet themelore të demokracisë dhe të drejtat e njeriut.
Në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, imami Maliqi u bën thirrje vajzave dhe prindërve të tyre që të mos ngurojnë të praktikojnë të drejtën e tyre për të shprehur bindjet fetare.
Ai inkurajon ato që të vendosin shamitë publikisht dhe me krenari, duke theksuar se shamia nuk është thjesht një simbol fetar, por një detyrim fetar sipas besimit islam.
“Nuk ka nevojë për leje nga dikush tjetër për të praktikuar një të drejtë kaq fundamentale,” thekson Maliqi.
(Kosova Sot Online)