Lajçak flet me përfaqësues nga opozita serbe për dialogun Kosovë -Serbi

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 21:00
Lajçak flet me përfaqësues nga opozita serbe për dialogun Kosovë -Serbi

Për takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe, Fronti i Gjelbër-Majtas, ka njoftuar përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, takimi u bë për një bisedë të sinqertë rreth Dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Gjithashtu, aty u fol edhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi.

Postimi i tij i plotë:

U takuam me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe, Fronti i Gjelbër-Majtas për një bisedë të sinqertë rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ne folëm edhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi.

(Kosova Sot Online)