Lexoni edhe:
Miratohet raporti përfundimtar për Projektligjin e shëndetit riprodhues dhe fertizilim të asistuar mjekësor
Në skaj të Moskës, diçka e pazakontë po ndodh.Një grup grash po kritikojnë publikisht autoritetet ruse. Burrat e tyre janë në mesin e 300,000 rezervistëve të mobilizuar nga presidenti rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë në vjeshtën e vitit 2022, transmeton "Kosova Sot Online".
“Kur do të konsiderohet se burrat tanë e kanë kryer detyrën e tyre ushtarake?” pyet Maria. “Kur ata kthehen pa krahë dhe këmbë? Kur nuk mund të bëjnë asgjë? Apo duhet të presim që të kthehen në arkivole zinku?”.
Gratë u takuan përmes rrjeteve sociale dhe kanë formuar një grup të quajtur “The Ëay Home”. Ato kanë pikëpamje të ndryshme për luftën. Disa pretendojnë se e mbështesin atë. Të tjerë janë skeptikë për “operacionin special ushtarak” të Kremlinit. Ajo që duket se i bashkon është besimi se burrat kanë bërë pjesën e tyre që është dashur në luftime dhe duhet të kthehen në shtëpi me familjet e tyre.
Është një mendim që autoritetet nuk e ndajnë.
Në Rusi, kritika publike për çdo gjë që lidhet me luftën vjen me një rrezik. Shumica e folësve i zgjedhin fjalët e tyre me shumë kujdes. Ata e dinë se ka një varg ligjesh në fuqi tani në Rusi për ndëshkimin e mospajtimit. Megjithatë, zhgënjimi i tyre është i dukshëm.
“Si fillim, ne i besuam qeverisë tonë,” thotë Antonina. “Por a duhet t’u besojmë atyre tani? Unë nuk i besoj askujt”.
Anëtaret e grupit dolën atje për të ndarë historitë e tyre me një këshilltar lokal, Boris Nadezhdin. Ai ka qenë kritik ndaj “operacionit special ushtarak” që në fillim.
Çuditërisht, Nadezhdin është një nga kritikët e paktë të qeverisë që është lejuar të dalë televizionin kombëtar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.
Tani për tani, politikani po përpiqet të futet në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale. Ai pohon se lufta ka dëmtuar popullaritetin e brendshëm të Vladimir Putin.
“Putini ishte shumë popullor në Rusi, sepse pas viteve 1990 ai solli stabilitet dhe siguri”, thotë Nadezhdin. “
Stabiliteti dhe siguria ishin arsyeja kryesore për mbështetjen e Putinit. Tani gjithnjë e më shumë njerëz e kanë kuptuar tashmë se stabiliteti dhe siguria kanë përfunduar.”
Gratë ruse që bëjnë fushatë për kthimin e burrave, djemve ose vëllezërve të tyre, janë kritikuar nga qarqe të ndryshme. Kundërshtarët e luftës kanë pak simpati. Ata i dënojnë veprimet e burrave për respektimin e urdhrit të mobilizimit dhe për pjesëmarrjen në luftë.
Në sesion privat, vazhdon dëshminë dëshmitarja e 41-të e ZPS’së në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Read more