![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Rama: Nga 1 shkurti, të gjithë pjestarët e policisë së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore nëpër QMF’të e Prishtinës
![Rama: Nga 1 shkurti, të gjithë pjestarët e policisë së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore nëpër QMF’të e Prishtinës](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/23/auto_417465264_688759913420523_2752410399244806367_n-593x3601706018443.jpg)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 1 shkurti, të gjithë pjestarët e policisë së Republikës së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama njoftoi se këto shërbime ata mund t’i marrin në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
“Falë vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit, nga 1 shkurti 2024, të gjithë pjestarët e policisë së Republikës së Kosovës do të marrin FALAS shërbimet shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, ka shkruar Rama.
(Kosova Sot Online)