Arrestohet një person në Obiliq, rrahu gruan dhe vajzën e mitur
Një person është arrestuar dje në Obiliq, nën dyshimin se e ka rrahur gruan dhe vajzën e tij të mitur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Obiliq 23.01.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të bijës së tij të mitur viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)