Lexoni edhe:
Përparim Rama paralajmëron projekte të shumta për Prishtinën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sot me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak. Osmani e Dvorak folën për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë, forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin rajonal, teksa bëhet e ditur se është theksuar domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në NATO dhe BE, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Presidentja Osmani, nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, përfshirjen në Partneritetin për Paqe, anëtarësimin në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare”.
Përparim Rama paralajmëron projekte të shumta për PrishtinënLexoni edhe:
“Duke nënvizuar vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke në këtë rrugëtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në PfP, e më pas në NATO, si një garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Ndërlidhur më këtë, Presidentja Osmani, gjithashtu tha se Kosova meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE, si vend që ka realizuar reforma rrënjësore”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndërsa, ministri çek i tha Osmanit se agresioni i 24 shtatorit në Banjskë, i mbështetur dhe sponsorizuar nga Serbia “ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor”.
“Tutje, Presidentja Osmani theksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog”.
“Duke spikatur marrëdhëniet e kahershme pozitive ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online )