
Aksidentohet një autobus kosovar i linjës ndërkombëtare

Raportohet se një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar në Kroaci, përkatësisht afër Splitit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Autobusi i aksidentuar po dërgonte udhëtarë nga Kosova për në Gjermani.
Nga kompania “Deva Tours” kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë pësuar lëndime trupore dhe po vazhdojnë me një autobus tjetër.
"Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania.
Akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
(Kosova Sot Online)