Kompania kosovare del me njoftim për aksidentin që ndodhi në Kroaci

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 20:50
Kompania kosovare del me njoftim për aksidentin që ndodhi në Kroaci

Raportohet se një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 18:00 në Dubrovnik të Kroacisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, teksa kompania ka dalë më një njoftim për qytetarët.

Sipas kompanisë, pasagjerët dhe stafi i autobusit kanë shpëtuar pa lëndime.

Pas aksidentit, ata kanë vazhduar udhëtimin e tyre me një tjetër autobus, tha kompania.