Kaçanik: Rrihen mes vete babë e djalë, kërkojnë trajtim mjekësor
Babë e djalë kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak se janë përleshur fizikisht mes vete dje në Kaçanik, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Kaçanik 25.01.2024 – 23:50. Dy meshkuj kosovarë (babë e bir) kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak se ishin lënduar gjatë një përleshje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)