Ali Ahmeti:Të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë

  • E.k /
  • 29 January 2024 - 11:52
Ali Ahmeti:Të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, apeloi nga Shkupi që të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ahmeti tha se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre.

“Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti.

(Kosova Sot Online)