Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti betohet: Kosova nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se pezullimi i Rregullores për ndërprerjen e përdorimit të dinarit serb tani është një sfidë shtesë për Qeverinë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mustafa tha se valutat tjera përdoren në Kosovë, por të konvertuara në euro dhe sipas tij, kjo është rregullore që ka ekzistuar kohë më parë.“Valutë zyrtare në Kosovë ëshe euro. Valutat tjera përdoren por të konvertuara në euro. Kjo rregull nuk është se është përcaktuar tani nga Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës por ka ekzistuar edhe më parë”, thotë Mustafa.
Mustafa e quan paradoksale pjesën kur thuhet se në një pjesë të vendit mundet edhe euro edhe dinari të jenë mjet pagese.
“Pezullimi i Rregullores për ndërprerjen e përdorimit të dinarit serb tani është një sfidë shtesë për Qeverinë, sepse është paradoksale të thotë se në një pjesë të vendit mundet edhe euro edhe dinari të jenë mjet pagese”, tha Mustafa.
Ndërsa për kërkesën e shteteve të QUINT-it, Mustafa thotë se nuk ka qenë e nevojshme të bëhej.
Sipas tij, çështja e dinarit s’ka vend as në Bruksel në tryezën e bisedimeve.
“As QUINT s’do duhej ta shtronte një kërkesë të tillë. Mënyra e zbatimit është çështje që do duhej kordinuar me partnerë. Por mendoj se nuk ka vend që kjo çështje të diskutohet në Bruksel”, tha Mustafa për GazetaBlic.
Kujtojmë se, ditë më parë, Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme.
Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është euro.
Pas shumë reagimeve për këtë rregullore që ndalon dinarin serb në Kosovës, shtetet e QUINT-it kanë kërkuar pezullim e zbatimit të kësaj rregullore.
“Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik. Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së”, thuhej në njoftim.
(Kosova Sot Online )