Po bënte sfidë për TikTok, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga makina në lëvizje
Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali duke realizuar një sfidë për rrjetin social ‘TikTok’.
I riu Lorenzo Pjetrushi ndodhej në kofanon e makinës së shokut, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online)