Portali rus me seli në Beograd përhap dezinformata, pretendon se britanikët dërgojnë shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Ukrainë
Portali Russia Today shpërndan dezinformatë me këtë titull si dhe me paragrafin brenda tij për FSK-në dhe Ambasadën britanike në Prishtine për dërgimin e eprorëve të FSK-së në ushtrime në Britani me ushaterët e Ukrianës.
Ata pretendojnë që ushtarët nga Kosova do të dërgohen në frontin e luftës në Ukrainë.
“A po dërgojnë britanikët, shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Ukrainë?” është titulli i një artikulli të portalit “Russia Today Balkan” me seli në Beograd, i publikuar më 30.01.2024. Me anë të këtij titulli ky portal shpërndan dezinformatë për Ambasadën britanike në Prishtine si dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Dezinformata u mbështet nga një avokat serb i quajtur Goran Petronijeviq.
“Shumë shpejt do të keni mundësinë të shihni një numër të madh të shqiptarëve të Kosovës që janë trajnuar në Britaninë e Madhe, të cilët do të paraqiten në Ukrainë, dhe ata që do të kthehen të gjallë prej andej, do të jenë ushtarë jashtëzakonisht të trajnuar, si dhe ata që janë kthyer nga fushëbeteja siriane, ku morën pjesë disa qindra shqiptarë”, thotë avokati Goran Petronijeviq. /Thegeopost
(Kosova Sot Online)