Kurti për dinarin: Euro është valutë e BE’së

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 13:22
Kurti për dinarin: Euro është valutë e BE’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për çështjen e dinarit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se Euro është valutë që vjen nga Bashkimi Evropian dhe se nuk po i thotë askujt që të marrë Dardanë të Kosovës ose Lekë të Shqipërisë.

Kurti ka shtuar se Euro si mjet i vetëm i pagesës dhe shitblerjes, nuk është çështje e negociueshme.

“Pra në katër komunat në veri janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga BE-ja, ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lekë të Shqipërisë apo një valutë të re Dardan të Kosovës, por euron, euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në RKS nuk është një çështje e negociueshme”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)