Organizata “Fourth Wave” shkon në vendin ku u vra Liridona Ademaj

  • E.k /
  • 31 January 2024 - 14:17
Organizata “Fourth Wave” shkon në vendin ku u vra Liridona Ademaj

Organizata “Fourth Wave” sot ka ndërmarrë një aksion protestues, duke shprehur kërkesën për drejtësi për vrasjen e Liridona Ademajt, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne i bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë, që ta trajtojë këtë çështje me seriozitetin më të madh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve të përcaktuara në Konventën e Stambollit, e cila ndalon gjykimet morale”, thuhet në njoftim.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor. Për rastin u arrestuar bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka përgatitur vrasjen e saj. Është arrestuar dorasi dhe dy persona të tjerë që kanë lidhje me ngjarjen.

(Kosova Sot Online)