
Gjilan: Vidhet një veturë

Një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën që e kishte pasur të parkuar para derës së shtëpisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.
"Gjilan 31.1.2024, 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kanë marr veturën e tij të cilën e ka pasur të parkuar para shtëpisë së tij. Rasti nën procedure hetimore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)