
Besnik Bislimi i bën thirrje Bashkimit Evropian që të jetë forcë shtytëse për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë forcë shtytëse për Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar që të vendet evropiane të jenë unike si në rastin e Ukrainës, transmeton “Kosova Sot Online”.
Pas vendimit të BE-së që t’ia ndajë Ukrainës një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh, Bislimi ka thënë të enjten se sigurimi i financave për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit.
“Vendimi i sotëm i BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkimit. Të njëjtat pariem morale që duhet të jenë forcë lëvizëse edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritje së Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit”, ka thënë Bislimi në rrjetin social X.
(Kosova Sot Online)