
Shërbim i ri në e-Kosova, tani mund të bëhet aplikimi për provimin teorik dhe praktik për patentë-shofer

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova është publikuar shërbimi për aplikim dhe ndarje të termineve për provimin teorik dhe praktik për patentë-shofer, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tutje ka bërë të ditur se prej sot, përmes platformës së e-Kosova fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale.
Durmishi ka thënë se ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patentë-shofer për qytetarët e vendit.
(Kosova Sot Online)