Ja kush thotë: Serbia po bëhet Bjellorusi
Analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar rreth ndalimit që i është bërë avokatit, Çedomir Stojkoviq, për të hyrë në Serbi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Serbia po bëhet Bjellorusi”, tha ajo.
Përmes një postimi ajo ka thënë se Agjencia Serbe e Inteligjencës, e cila është e ndikuar nga Moska, është armiku më i madh i demokracisë në Serbi.
Përmes një postimi ajo ka thënë se Agjencia Serbe e Inteligjencës, e cila është e ndikuar nga Moska, është armiku më i madh i demokracisë në Serbi.
“Serbia po bëhet Bjellorusi. Pas 4 orësh ndalim, Çedomiri, i cili ka kritikuar regjimin e Vuçiqit, më në fund u lejua të hynte në vend. Agjencia Serbe e Inteligjencës (e cila është praktikisht e ndikuar nga Moska) është armiku më i madh i demokracisë”, ka thënë ajo në ‘X’.
(Kosova Sot Online)