Durmishi: Do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet për patentë shofer gjithandej Kosovës

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 21:10
Durmishi: Do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet për patentë shofer gjithandej Kosovës

Për shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer, ka njoftuar zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se ky vendim ka ardhë pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ndërsa, i njëjti tha se nesër në një konferencë për media do të paraqesë “të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”.

Konferenca mbahet nesër në orën 13:00.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë dhe përfaqësues të mediave,

Dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

LOKACIONI: Njësia për Patentë Shofer, tek stacioni i autobusëve në Prishtinë

KOHA: 13:00

(Kosova Sot Online)