
Sot pritet të lansohet zgjerimi i skemës Superpuna

Sot pritet të bëhet zgjerimi i skemës Superpuna, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lansimin do e bëjnë kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati.
Aktiviteti i lansimit të zgjerimit të skemës Superpuna do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke nisur në orēn 10:00.
Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila lehtëson qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmon bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.
(Kosova Sot Online)