Vetura inteligjente e policisë identifikon 917 kundërvajtës për 5 javë në trafik
Për pesë javë, policia e trafikut në Prizren, duke shfrytëzuar veturën inteligjente patrulluese, ka identifikuar 917 kundërvajtës në trafik, të cilëve edhe iu janë shqiptuar gjobat përkatëse dhe atë më së shumti për disa kundërvajtje të veçanta si: Tejkalim të shpejtësisë, skadim i afatit të regjistrimit si dhe përdorim i telefonit mobil gjatë ngasjes së mjetit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje, Policia ka njoftuar se ka sekuestruar 393 tabela të regjistrimit me afat të skaduar.
Postimi i plotë:
Vetura inteligjente e policisë identifikon 917 kundërvajtës për 5 javë
Prizren, 02 Shkurt 2024
Me date 21/12/2023 e deri në fund të muajit janar 2024 Njësia Rajonale e Rregullimi të Komunikacionit Rrugorë e Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, ka marrë në shfrytëzim veturën inteligjente patrulluese, Patrullat policore të kësaj njësie prej asaj date e deri në fund të muajit Janar me ndihmën e kësaj veturë kanë identifikuar dhe rreth 913 kundërvajtës, të cilëve edhe iu janë shqiptuar gjobat përkatëse dhe atë më së shumti për disa kundërvajtje të veçanta si:
- Për tejkalim të shpejtësisë; 327,
- Skadim i afatit të regjistrimit: 373 dhe
- Përdorim i telefonit mobil gjatë ngasjes së mjetit: 49.
Si dhe janë sekuestruar 393 tabela regjistrimi të skaduara.
Gjatë kësaj periudhe patrullat policore të Njësisë Rajonale të Rregullimit të Komunikacionit Rrugorë të Prizrenit kanë përveç patrullimit me veturë inteligjente kanë pas edhe aktivitete të tjera dhe patrullime të shtuara me qëllim te krijimit të sigurisë ne qarkullimin rrugore si dhe parandalimin e aksidenteve të trafikut.
(Kosova Sot Online)