Lexoni edhe:
Barcelona me 40 milionë euro në dispozicion për ti trajtuar problemet në skuadër
Policia e Kosovës ka nisur një aksion nëpër disa vendbanime në komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut.
Aksioni i sotëm është i ngjashëm me atë që është zhvilluar në Dragash për mbylljen e komunave paralele serbe, transmeton "Kosova Sot Online "
Para disa ditëve, Policia e Kosovës ka mbyllë katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit.
Barcelona me 40 milionë euro në dispozicion për ti trajtuar problemet në skuadërLexoni edhe:
Përveç policisë, atë ditë në terren kishin dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ky i fundit ishte zotuar se institucionet e vendit “nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”.
Edhe mediumi në gjuhën serbe “Radio Kim” ka raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në oborrin e komunës paralele të Istogut në fshatin Osojan.
Sipas këtij mediumi, policia ka shkuar gjithashtu edhe në zyrën postare dhe në ambulantë.
(Kosova Sot Online )