Stradner reagon për raportimet e mediave ruse pasi Kosova mbylli komunat paralale

  • E.k /
  • 03 February 2024 - 09:35
Stradner reagon për raportimet e mediave ruse pasi Kosova mbylli komunat paralale

Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave ruse pasi Kosova ka mbyllur 7 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Lajmet e mëngjesit të sotëm: Titujt e bujshëm “Enklavat serbe në Kosovë janë sulmuar” dhe Vuçiq do të kontaktojë Rusinë dhe Kinën. Rusia tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”. Kanalet e të djathtes ekstreme ne Telegram kanë filluar të nxisin se spastrimi etnik kundër serbëve ka filluar. Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)