
Rrahu gruan e tij dhe djalin, arrestohet një burrë në Drenas

Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 02.02.2024 – 01:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)