
Prishtinë:I dehuri merr pije alkoolike në market dhe nuk i pagoi, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike në një market dhe nuk i kishte paguar, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas Policisë, i dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara.
Në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i përdorur si mjet kërcënimi.
“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 02.02.2024 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar. I dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara.”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)