Rreth 51 persona humbin jetën nga zjarret në këtë vend
Të paktën 51 persona humbën jetën nga zjarret në rajonin Valparaiso të Kilit, thanë autoritetet lokale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidenti i vendit, Gabriel Boriç shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe tha se do të vinte në dispozicion “të gjitha burimet e nevojshme” për të trajtuar situatën, shkruan BBC.
Besohet se është zjarri më vdekjeprurës i regjistruar në pyje në Kili. Shumë prej të prekurve po vizitonin rajonin bregdetar gjatë pushimeve verore.
Po ashtu një alarm shëndetësor u vendos në Valparaiso nga ministria e shëndetësisë.
Ministria bëri thirrje për pezullimin e operacioneve jo të detyrueshëm, dhe urdhëroi ngritjen e spitaleve të përkohshme në terren.
(Kosova Sot Online)