Grabitje në një pompë në Prishtinë, hajnat e maskuar grabisin para të gatshme dhe cigare

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 10:00
Grabitje në një pompë në Prishtinë, hajnat e maskuar grabisin para të gatshme dhe cigare

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grabitje ka ndodhur në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy punëtorë deri sa ishin ne vendin e punës në një pompe kanë raportuar se tre persona të maskuar kanë marrë para të gatshme dhe pako me cigare.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“GRABITJE- Rr. Isa Kastrati, Prishtinë / 05.02.2024 – 00:03. Dy ankues meshkuj kosovar ka informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, tre persona të maskuar i kanë grabitur para të gatshme dhe pako me cigare. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)