![Erdogan thirrje Trump-it: Mbaj premtimin për Gazën](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/27/200x200_ERDOGAN1709055575.jpg)
Raportohet se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër mban seancë për Kosovën
![Raportohet se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër mban seancë për Kosovën](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/07/auto_Ilustruese-Nje-takim-i-Keshillit-te-Sigurimit-te-Kombeve-te-Bashkuara1707288445.jpg)
Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet nesër në ora 21:00, ka njoftuar Radio Televizioni i Serbisë.
Për këtë televizion këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçq.
Serbia i ka dorëzuar dje një kërkesë misionit të Guajanës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë, sidomos pas rregullores së BQK-së për dinarin dhe mbylljen e disa zyrave paralele të Serbisë në Kosovë.
Sipas Serbisë gjendja në terren në Kosovë “nuk është në përputhje me rezolutën 1244.
Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun.
(Kosova Sot Online)