Rama: Problemi i qenve endacak është i gjithë Kosovës, kemi kërkuar ndihmën e Qeverisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë e ka kërkuar ndihmën e Qeverisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama ka thënë se ky problem me qentë endacak nuk është vetëm i Prishtinës, por edhe në gjithë Kosovën.
“Problemi i qenve endacak është i gjithë Kosovës. Ne kemi kërku ndihmën e Qeverisë. Megjithatë, ne nuk po presim prej askujt, e kemi strehimoren që ka përfundu dhe kemi nda nga 50 euro për secilin person që adopton një qen. Po ashtu kemi kërkuar nga OJQ-të që të bëhen pjesë e ndryshimit, sepse kemi vendin e ndarë për strehimore. Kemi kërkuar të zbatohet Ligji, të ndahet buxhet sepse ka 0 buxhet. Pra nevojitet një bashkëpunim i nivelit qendror dhe komunave, vetëm Prishtina punon për këtë çështje”, ka thënë Rama.
(Kosova Sot Online)