Bajqinovci për QUINT-in: Luan me Kosovën, pulë me Serbinë
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar shtetet e QUINT-it për mos reagimin e tyre ndaj pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Luginë e Preshevës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bajqinvci ka thënë se po presim reagim nga QUINT-i për këtë spastrim etnik të shqiptarëve atje.
“Për pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga lugina e Preshevës nuk kishte reagim nga QUINTI.
Tash po e pres reagimin e QUINT-it për spastrimin etnik, i cili po ndiqet përmes shkurtimeve buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Luan me Kosovën pulë me Serbinë”, ka shkruar Bajqinovci.
(Kosova Sot Online)