Ndërron jetë një burrë në Dragash, policia nis hetimet
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Dragash, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë ai ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Rasti është në hetime.
“Dragash / 06.02.2024 – 22:55. Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë pa shenja jete një mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)