Prokuroria do të kërkojë paraburgim për 20-vjeçarin që shkaktoi aksident derisa ishte duke bërë gara shpejtësie

  • E.k /
  • 07 February 2024 - 10:51
Prokuroria do të kërkojë paraburgim për 20-vjeçarin që shkaktoi aksident derisa ishte duke bërë gara shpejtësie

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, do ta parashtroj kërkesën për paraburgim për të 20-vjeçarin i cili u arrestua dje nën dyshimin se ka shkaktuar një aksident derisa ishte duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.

Ajo tha se E.K. dyshohet për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet E.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, dhe “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.”

(Kosova Sot Online)